LajmeMaqedoniOpinionTopLajm

Abdullahi: “Më mirë për Tetovën”, qëndron për transparencë, ekologji dhe një qytet me një plan

Një iniciativë qytetare “Më mirë për Tetovën” është formuar në Tetovë, e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të tetorit me një listë këshilltarësh për Këshillin Komunal. Elmedina Abdullahi nga kjo iniciativë për “Free Press” thotë se iniciativa e tyre është e pavarur nga partitë politike, dhe është e hapur për të gjithë qytetarët e Tetovës, pa marrë parasysh etninë dhe fenë që ndajnë të njëjtat shqetësime për qytetin nën Shara. Ne do të punojmë së bashku, shtoi ajo, duke u bërë zëri i qytetarëve që u lanë jashtë vendimmarrjes.

– Çdo ditë ne do të qëndrojmë për përgjegjësinë e udhëheqësve të zgjedhur të komunës, duke kërkuar llogaridhënien dhe transparencën e tyre. Iniciativa u formua së bashku me aktivistë të tjerë nga Tetova. Nisma tani ka mbështetje të madhe nga qytetarët, veçanërisht që kur u bë publike. Ka shumë njerëz që na afrohen, kjo na jep shpresë dhe dëshmon se jemi në rrugën e duhur. Ne ende nuk kemi përpiluar një listë të këshilltarëve. Qëllimi është që të kemi më shumë anëtarë në nismë dhe pastaj të zgjedhim njerëzit më të mirë dhe më të përshtatshëm. Kushdo që ka të njëjtat qëllime si ne do të ketë mundësinë të bashkohet. Ne jemi të hapur për çdo individ, institucion, entitet, çdo organizatë joqeveritare të gjithë ata që kanë të njëjtin qëllim dhe betejë si ne – Elmedina Abdulahi nga nisma “Më mirë për Tetovën” i tha “Free Press”.

Sipas saj, fuqia e këshillit komunal është shumë më e madhe sesa fuqia e vetë kryetarit, prandaj, tha ajo, dhe ne insistojmë që të jemi në këshill në mënyrë që të mund të ndjekim çdo procedurë dhe çdo vendim të komunës së Tetovës.

-Ajo që mund të bëjmë është të kërkojmë transparencë përmes këshilltarëve të pavarur komunal. Gjithçka që miraton komuna, duhet t’ua përcjellim qytetarëve, ne do të luftojmë për transparencë, mbrojtje të mjedisit, për një qytet të pastër, të gjelbër dhe për një qytet me një plan. Ne duam të transferojmë aktivizmin tonë si një aktivist i shoqërisë civile në institucione dhe të jemi më afër informacionit që nuk kemi qasje tani – tha Abdullahu.

Ajo tha Ka pasur përpjekje nga subjekte të ndryshme politike për të ndaluar këtë iniciativë, por kjo përpjekje, siç thotë ajo, “na motivoi më shumë”.

Ndër frontmen e kësaj iniciative janë Ngadnjim Mehmeti dhe Merita Maksuti, dy eksponentët kryesorë pas Arian Xhaferit nga OJQ “EcoGerilla”, si dhe ish-kryetari i sindikatës së shkollës së mesme, Bledi Hodai. Ndërkaq, Elmedina Abdullahi është në iniciativë si përfaqësuese e Organizatës “Nëna dhe Fëmija”

Related Articles

Back to top button
Close
Close