LajmeMaqedoniTopLajm

Abdulla Osmani nga ASH; Personat me nevoja të veçanta nuk kanë qasje në institucione

Bartësi i listës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, Abdulla Osmani përmes një aktiviteti simbolik parak komunës së Tetovës kanë përkujtuar se në Tetovë personat me nevoja të veçanta nuk kanë qasje në institucione. Aktiviteti i mbajtë para komunës së Tetovë përshkak se këtu janë të përqendruara një sërë institucionesh si lokale ashtu edhe ministritë rajonale si (Ministria e drejtësisë, drejtoria e të hyrave publike, ministria e bujqësisë, inspektorati i punës, enti shtetërorë për statistika et). shkruan Top24
“Shumë institucione në kuadër të pushtetit lokal dhe njësi rajonale të institucioneve qendrore janë diskriminuese për një kategori të qytetarëve të Tetovës edhe pse të njëjtit janë taksapagues të rregullt si të gjithë të tjerët. Personat me aftësi të veçanta mund të hyjnë vetëm në katin përdhesë të Komunës, por jo edhe në katin ku ndodhen zyrat kryesore të këtij institucioni. Pengesa për këtë kategori të qytetarëve ka edhe në Kadastër, Fondin për sigurim shëndetësor, Fondin pensional invalidor, që tangon drejtëpërdrejt këta bashkëqytetarë, si dhe shumë institucione të tjera.” tha Abdulla Osmani,përcjellë Top24
Osmani më tej shton se “Nëse disa qytetarë për shkaqe shëndetësore nuk mund të kalojnë shkallët 50 centimetra, ne sfiduam të tjerët me shkallë e pengesa një metër e gjysëm, që të paktën disa minuta të përjetojnë atë që disa qytetarë përjetojnë gjatë gjithë jetës.
Me këtë aksion duam të dëshmojmë se askush nuk ka super fuqi dhe nuk mund të jetë mbi të tjerët edhe pse për tre dekada politika ka pasur qasje egoiste dhe nuk ka krijuar kushte të barabarta për të gjithë qytetarët.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close