
Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Tetovës, Abdulla Halili përmes një postimi në profilin etij ka reaguar pas vendimit të sotëm të këshillit të komunës së Tetovës për ritjen e taksave dhe ritjen e çmimit për shërbimet që ofron kompania Saubermacher, shkruan Top24
Sot me datë 27.04.2026 u mbajtë mbledhja e 12 me radhë e këshillit të komunës së Tetovës , mbledhje në të cilën kishte mbi pesë orë diskutim rreth ngritjes së çmimeve të imponuara nga udhëheqsia e komunës së Tetovës
1.-Propozim vendim për rritjen e taksave komunale
2-Propozim vendim për rritjen e çmimeve për shërbimet që ofron kompania private Saubeacher
Makineria votuese prej gjashtëmbedhjetë këshilltarëve te koalicionit vmro-vlen , e bëri të pamundur që të ndalohen këto rritje çmimesh edhe përkundër faktit që u shpalosën me dhjetëra fakte e argumente nga ana e këshilltarëve të opozitës se pse një gjë e tillë nuk duhet dhe është e papranueshme të ndodhë në një kohë kur në të gjitha anët e botës meren masa për ulje të tvsh-së , akcizave të ndryshme e kështu me radhë.
Vetëm në komunën tonë vazhdon shtrenjëtimi për çdo shërbim , e natyrisht se një gjë e tillë do të ndodhë kur shet dhe privatizon gjithçka.
Aty ku hyn në mes një kompani private nuk mund të pritet diçka më shumë se ngritje cmimesh dhe plane për zhvatjen e popullatës e përfitime veten për atë kompani siç është Saubermachet
Dita e sotme do të kujtohet si një ditë shumë e rëndë pasojat e së cilës do të ndjehen shumë shpejt nga qytetarët e Tetovës , gjithësecili që ka ngritur dorën që keto vendime të sjellen do të mbaj përgjegjësi , vetëm ata e dinë se si do tu dalin neser përpara qytetarëve



