
Do të formohet Qeveria e re e 43-të e Malit të Zi me kryeministër, Dritan Abazoviq.
Ajo do të ketë 4 nënkryetarë, të cilët do të jenë edhe ministra prej 20 ministrive që do të ketë qeveria e re.
Qeveria do të përbëhet nga partitë e pakicave kombëtare në Mal të Zi, PKSH, SDP, CIVIS dhe, natyrisht, Lëvizja Qytetare URA.
Mali i Zi po del nga një krizë politike. Është koha për të ecur drejt pajtimit drejt një të ardhmeje evropiane.
Negociatat mund të kenë zgjatur më shumë sesa duhet, por gjëja më e rëndësishme është që Mali i Zi të marrë një qeveri të re evropiane të 43-të.
Kemi shumë punë për të bërë. Ne do të kemi sukses, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ura.



