
Rrjeti i Telekom Serbia mund të shtrihet edhe më tej në rajon, pasi që edhe përmes kompanisë ‘simotër’ të saj MTEL ishte raportuar gjatë këtij viti në mediat në Maqedoni të Veriut dhe Serbi se po blinte operatorin maqedonas Neotel.
Sipas lajmeve në gjuhë maqedonase dhe serbe marrëveshja është kryer dhe tashmë ajo në fakt do të duhej të hynte në fuqi nga muaji shtator, por megjithatë deri tash nuk ka asnjë informatë zyrtare se marrëveshja është finalizuar.
Referuar disa shkrimeve të mediave në rajon të publikuara në muajin qershor e korrik të këtij viti kishin mbetur vetëm të finalizoheshin pëlqimet dhe miratimet e rregullatorëve dhe komisioneve kompetente për finalizimin e asaj marrëveshjeje.
Këto shkrime kishin raportuar se ‘Telekom Srbija’ ishte dakorduar për blerjen e Neotel në mars të këtij viti.
Me blerjen nga ‘Telekom Serbia’, përkatësisht MTEL, do të merrte të gjithë infrastrukturën, shfrytëzuesit, të drejtat dhe obligimet e operatorit maqedonas.
Siç kujtonin mediat, ‘Telekom Srbija’ hyri në tregun e Maqedonisë së Veriut në vjeshtën e vitit 2021, fillimisht me paketat televizive mSAT, dhe më vonë me shërbimet mobile.
Por, cilat janë lidhjet e Kosovës dhe këtyre operatorëve në rajon?



