
Në Brindisi të Italisë MPJ Bujar Osmani u takua me homologun nga Shqipëria, Bullgaria dhe Italia. Ky takim i parë ministror duhet të shënojë fillimin e Iniciativës 8, e cila përveç transportit dhe lidhjes energjetike përgjatë Korridorit 8, do të shërbejë edhe si një platformë politike që do të sigurojë avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes këtyre vendeve. Sipas Osmanit, kjo iniciativë e përbashkët duhet të shndërrohet në një aleancë të re në rajon, e cila do të ofrojë bashkëpunim strategjik më të thellë dhe më domethënës për vendet përmes promovimit të vlerave europiane, europianizimit të përgjithshëm të të gjithë rajonit dhe vendosjes së mirëkuptimit të përhershëm, besimin mes popujve tanë, bashkëpunimin politik dhe rritjen ekonomike. Ministrat e Jashtëm ranë dakord të zhvillojnë takime të rregullta dhe në të njëjtën kohë të punojnë për të forcuar bashkëpunimin, jo vetëm mes qeverive, por edhe mes qyteteve nëpër të cilat kalon Korridori 8. Top24



