LajmeMaqedoniTopLajm

A do t’i prijë Arsim Sinani “Vetëvendosjes” në Maqedoninë e Veriut ?!

Referuar disa burimeve anonime merret vesh se njeriu i parë që do të nisë aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup do të jetë profesori universitar dhe analisti politik Arsim Sinani.

Ndryshe Arsim Sinani një kohë të gjatë ka punuar pas luftes së Kosovës në gazetën Epoka e Re. Ai është doktor në Shkenca Politike dhe ka qenë njëri ndër zërat më kritik ndaj BDI-së në pushtet.

Për disa kohë Arsim Sinani ishte analist politik në emisionet politike të TV21 Maqedoni. Më herët ishte zëdhënës i Universitetit Shtetëror të Tetovës me rektor Sadi Bexhetin. Sinani vjen nga një familje e shquar patriotike nga Tetova, është djali i të ndjerit Ramadan Sinani, ish i burgosur politik, profesor universitar, publicist dhe poet. Kjo familje pësoi një tragjedi gjatë rastit të Brodecit, ku u vra nga forcat policore vëllau i Arsim Sinanit, Visar Sinani student i Fakultetit Juridik, Universiteti i Prishtinës.

Shtritrja e Lëvizjes Vetëvendosje edhe në Maqedoninë e Veriut ka qenë ndër temat më të përfolura në vend para dhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Gjitha ishin spekulime, deri ne momentin ku vet kreu i kësaj Lëvizje, Albin Kurti në një tubim me aktivist të tij tregoi se partia e tij do të shtrihet edhe në Maqedoni, pas hapjes së zyrës në Shqipëri.

Sipas VV-së dhe Kurtit, synimi i tyre kryesorë është që të kenë shtrirje gjithandej ka jetojnë shqiptarët. Por, kush do të jenë nismëtarët e Lëvizjes në RMV? Edhe pse fillimisht është përfolur e do të ketë figura të ndryshme dhe të reja që do të jenë “truri” i partisë.

Përveç Sinanit sipas burimeve në këtë nismë do të ketë edhe emra të tjerë dhe zyrtartisht mësohet se do të jenë edhe ish deputeti i PDSH-së, Bekim Qoku njëherit edhe anëtar i ASH-së së Ziadin Selës.

Më herët shtrirjen e VV-së në vend para disa muajve e komentuan edhe subjektet politike. BDI tha se skena politike është e hapur, por vota shqiptare është mjaft e coptuar në Maqedoni dhe se ardhja e tyre, do të mundësonte edhe më shumë copëtimin e saj.

Ndërkaq, Lëvizja BESA pati deklaruar se nuk kanë dëgjuar për një iniciativë të tillë, por edhe nëse ka është e drejt legjitime dhe demokratike që të garohet në një proces zgjedhor. ASH-ja e Selës e cilësoi si “lajm të mirë” shtrirjen e tyre, duke i uruaru mirëseardhje. Gazeta Express, INA.

Related Articles

Back to top button
Close
Close