
Ziadin Sela që nga ndarja me Partinë Demokratike Shqiptare nuk ka aritur kurrë të jetë fitues i asnjë cikli zgjedhorë. Rrugëtimi i tij politik mes shumë koalicionesh zgjedhore duket që po ia afron edhe më shumë fundin e karierës politike e në veçanti kur tani më po vazhdon veprimin politik pa shumë nga miqtë e tij. Sela mes shumë gabimesh që nga kandidati për president Blerim Reka kur mbështeti një person që nuk kishte asgjë të përbashkët me ASH-në e tij, zgjedhjet e parakohshme për këshillin komunal të Tetovës kur nuk pranoi ofertën e Bilall Kasamit për listë për këshill 50-50, koalicionimi me Alternativën, hyrja dalja nga qeveria, koalicionimi me BDI si pjesë e Frontit për Europë mos konsistenca e tij në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 2025 ku edhe përkundër anketave ai vendosi për teket e tij të plotësoj egon e tij e jo kërkesën e anëtarësisë.
Edhe pse i pafuqishëm politikisht mes dy partive të tij, njëra zyrtare dhe njëra imagjinare, ai sërish për teket e tij vendosi të braktisë Frontin Europian ose së fundmi Aleancën Kombëtare për Integrim që më pas të vazhdoj i vetëm me grusht njerëzish për të shkruar fundin e tij politik. Sela për shumë kohë në skenën politike ka vepruar për hakmarje dhe jo për parime politike. Ai së fundmi në shenjë hakmarje ndaj ish Sekretarit Ogranizativ të partisë së tij, Isen Shabani dhe të njejtën kohë për të goditur ish miqtë e tij Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin nxori kryetarin e degës së ASH-së së tij si kandidat të pavarur që pas dy ditësh të shkonte e ti jepte mbështetje për kandidaturën e tij në Vrapçisht.
Komuna e Vrapçishitit me gjasë do të jetë inati dhe hakmarja e fundit politike e Ziadin Selës pasi këtu edhe do të jetë fundi i një rrugëtimi të një politikani që veproi me inate dhe jo si një mjeshtër në politikë. Deri më 11 janar, Ziadin Sela mund të mbetet edhe pa disa miq të cilët jozyrtatish komunikojnë drejtëpërdrejtë me kryeministrin Mickovski. Ashtu edhe siç duket, mbase Janari do të jetë muaj i ftohtë dhe fundi i një stuhie politike të LR-PDSH-së dhe Ziadin Selës.



