
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami së bashku me nënkryetarin e Arjanit Hoxha kanë takuar në hapsirat e kuvendit komisionerin e Bashkmit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mire, Oliver Varhej shkruan Top24.
“Në takim u bisedua për aktualitetin politik në vend, krizën ekonomike të shkaktuar nga Covid-19 si dhe krizën energjitike botërore. Me komisionerin Varhejli biseduan edhe për tejkalimin e problemit me Bullgarinë dhe zgjidhjen e shpejt që vendi të ec përpara.” tha Bilall Kasami përcjellë Top24.
Fokus i veçantë iu kushtua “Hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të ndodh sa më shpejt që vendi të bëhet pjesë e familjes së madhe Europiane.
Kasami e falenderoi komisionerin për angazhimin e tij ndaj proceseve për anëtarsimin e vendeve në Bashkimin Europian.



