
Duke filluar nga sot, Rusia mbyll rubinetat e gazit natyror për Poloninë e Bullgarinë, lëvizje kjo që u dënua nga Kievi si “shantazh i pastër i Moskës ndaj Europës në lidhje me energjinë, i cili synon sipas tij të thyejë aleatët e Ukrainës teksa forcat ruse në terren ende nuk kanë mundur të pushtojnë asnjë qytet të rëndësishëm të vendit të mësyrë fqinj.
Importet kanë vazhduar pavarësisht luftës në Ukrainë. Rreth 60% e importeve paguhen në euro, ndërsa pjesa tjetër në dollarë. Kërkesa e Putinit me sa duket kishte për qëllim të ndihmonte në forcimin e monedhës ruse në mesin e luftës në Ukrainë. Liderët europianë e bënë të qartë se nuk do të respektonin kërkesën e tij, duke argumentuar se pagesat në rubla do të përbënin shkelje të kushteve të kontratave të nënshkruara me Gazpromin, si dhe të vetë sanksioneve të tyre kundër Rusisë. Bullgaria tha se po punonte me kompanitë shtetërore të gazit natyror për të gjetur burime alternative për të zëvendësuar furnizimet që merr nga Rusia.
Zv/ministri i jashtëm polak Marcin Przdacz i tha BBC-së se Varshava mund t`ia dalë edhe pa gazin rus. “Kemi marrë prej vitesh disa vendime me qëllimin që të përgatiteshim për një situatë të tillë”, është shprehur ai. Qeveria polake konfirmoi këtë javë se do të dërgonte tanke për ushtrinë e Ukrainës e shpalli së fundi një listë sanksionesh që kanë në shënjestër 50 oligarkë dhe kompani ruse, duke përfshirë Gazpromin.
Ka befasuar sakaq deklarata e ministrit gjerman të ekonomisë, Robert Habeck, i cili tha se vendi i tij shumë afër ndalimit të plotë të importeve të naftës ruse. Në ditët dhe javët në vijim, ne do të vazhdojmë ta zgjerojmë këtë pavarësi dhe do të largohemi me shpejtësi nga karburantet fosile. Por, siç thashë, ajo që disa javë më parë dukej një problem shumë i madh për Gjermaninë, është tkurrur ndjeshëm, kështu që pavarësia e Gjermanisë nga nafta ruse tani është shumë afër”, u shpreh politikani Të Gjebërve pas një takimi me ministren polake të klimës, Anna Moskëa në Varshavë.
Top Channel



