LajmeSport

Rudiger ‘bëhet i Realit’

Mbrojtësi gjerman i Chelseat, Antonio Rüdiger, thuhet të ketë arritur marrëveshje personale me Real Madridin, ndërsa gjermani pritet të ketë kontratë afatgjate me mbretërit rekord-kampion evropian.

Sipas ekspertit së tregut futbollistik evropian, Fabrizio Romano, kontrata nuk është nënshkruar ende, por Rüdiger ka kryer marrëveshjen verbale me ekipin, ndërsa ajo pritet të jetë 4-vjeçare, me mundësi vazhdimi.

Rüdiger prej Stuttgartit kishte bërë hap në Romë gjatë sezonit 2015/16 ndërsa që prej stinorit 2017/18 është pjesë e Chelseat. Londinezët kishin paguar atëherë 35 milionë euro dëmshpërblim për marrjen e mbrojtësit nga Roma

Tash Rüdigerit kontrata i përfundon me Chelsean dhe shkon si lojtar i lirë te Real Madridi. Mbrojtësi 29-vjeçar është 190-centimetra i gjatë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close