LajmeSport

Granit Xhaka flet për golin e shënuar, ka një mesazh për skuadrën e tij

Granit Xhaka ishte sot protagonist në fitoren e Arsenalit ndaj Manchester United me rezultat 3-1, duke shënuar golin e tretë për skuadrën e tij.

Ai gol e ‘fiku’ ndeshjen që ishte e zjarrtë deri në ato momente, ku Man Utd kishte humbur edhe një penallti.

Ky ishte goli i parë në këtë sezon për Xhakën që shprehur i lumtur që erdhi para tifozëve të Arsenalit.

Xhaka with a monstruos shot #afcpic.twitter.com/gpehiGY9Zk

“Shumë i lumtur për tre pikët dhe së dyti shumë i lumtur që kam ndihmuar ekipin me një gol. Nuk kam shënuar prej kohësh dhe është mirë ta bëja para tifozëve. Por më shumë e rëndësishme ishin tre pikët”.

“Ne filluam mirë, por ishte një ndeshje 50-50 në pjesën e dytë. United po ushtronte presion dhe bëri shumë më mirë, por ne morëm tre pikët. Penalltia e humbur na ndihmoi”.

“Nuk është hera e parë që shënojmë dhe pësojmë menjëherë, e bëmë dy herë kundër Chelseat. Kështu që ne duhet të jemi më të zgjuar dhe të kemi një mentalitet të fortë për pesë minutat pasi shënojmë”, ka thënë  Xhaka.

Related Articles

Back to top button
Close
Close