
SHBA-të kanë vendosur një sërë sanksionesh shtesë ndaj Rusisë, presidenti Putin dhe rrethi të tij të ngushtë pas masakrës në qytetin e Bucha.
SHBA tha se po targeton qëllimisht vajzat e Putin, Mariya Putina dhe Katerina Tikhonova, pasi besojnë se presidenti rus po fsheh disa nga pasuritë e tyre duke i përdor ato. Shtëpia e bardhë sqaroi se në bashkëpunim me G7 dhe BE, po vendosin një ndalim edhe për investimet e reja në Rusi. Sipas tyre efikasiteti i sanksioneve ndaj Putin do të duket shumë shpejt edhe në përgjigjen që vetë populli tij do ti japë. Nga masat e SHBA nuk ka shpëtuar as edhe një rrjet kompjuterash të cilët përdoren nga Rusia për të kryer një sërë sulmesh kibernetike. Ndërkohë edhe Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar sanksionet ndaj bankës më të madhe ruse Sberbak si dhe zotohet të ndalojë importit e qymyrit deri në fund të vitit 2022.
Ndërkohë listës së sanksioneve pritet ti shtohen edhe nga ato nga BE, Unioni ka thënë se se pakoja e pestë e masave që ka paralajmëruar do të shënjestrojë eksportet e naftës dhe qymyrit rus dhe do të ndalojë anijet ruse që të ankorohen në portet europiane. Shefi i diplomacisë së bllokut Joseph Borrell tha në Parlamenti Europian se BE ka shpenzuar 35 herë më shumë duke blerë gazin rus sesa i ka dhënë ndihmë në armë Ukrainës që kur ka filluar lufta.
Një zyrtar i shtëpisë së bardhë tha se sanksionet me kalimin e kohës mund të pakësohen ose hiqen përfundimisht, por vetëm nëse presidenti Putin heq dorë nga pushtimi i Ukrainës.
Top Channel



