Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka pritur në takim kryetarin e komunës së Gjilinit, Alban Hyseni, shkruan TOP24.
Kasami e Hyseni gjatë takimit diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave të ndryshme në zbatimin e tërësishëm të programit për zhvillimin e qyteteve si dhe mundësinë e thithjes së IPA fondeve në aspektin e fqinjësisë së mirë. Në këtë takim u dakorduam që bashkërisht me komunën e Gjilanit të aplikojmë në thirrjen për IPA CBC me Kosovën, thirrje kjo që do të jetë ndihmë e drejtëpërdrejt në sferën e ekologjisë për të krijuar kështu një ambient më të pastër dhe sa më cilësor.


