Mickoski: Opozita dhe Filipçe helmojnë me gënjeshtra dhe trillime, Presidentja e KE-së, Von der Leyen, i demantoi duke konfirmuar se ka reforma

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në paraqitjen e tij në televizionin Alsat-M, tha se mesazhi i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i demanton qartë pretendimet e opozitës vendase dhe të Filipçes se Qeveria nuk zbaton reforma.

“Mesazhi i Presidentes së Komisionit Evropian ishte shumë i qartë dhe i prerë dhe e demantoi atë që po thotë opozita vendase”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se Von der Leyen e ka vlerësuar punën e Qeverisë si „mbresëlënëse“, gjë që, sipas tij, paraqet një vlerësim jashtëzakonisht të fortë pozitiv.

“Ajo thotë se ju po bëni një punë mbresëlënëse, do të pajtoheni se kjo paraqet nivelin më të lartë të superlativit dhe do të pajtoheni se një retorikë e tillë nuk ka pasur në destinacionet e mëparshme të cilat i vizitoi.

Ne flasim për skenën politike vendase, tani flasim nëse kjo Qeveri ka frikë të realizojë reforma apo nuk ka frikë. Konfirmimi erdhi nga niveli më i lartë i KE-së, nga Presidentja, e cila para se të vinte në Shkup ishte në disa vende të tjera dhe vetëm këtu e përdori këtë formulim, përkatësisht nivelin më të lartë të superlativit, kur tha se ne po bëjmë një punë mbresëlënëse në fushën e reformave.

Që do të thotë se gënjeshtrat e opozitës janë demantuar, ne punojmë dhe zbatojmë reforma”, theksoi kryeministri Mickoski.