
Megan Thee Stallion doli në skenë për të interpretuar një këngë nga filmi fitues i “Oscars” “Encanto” të dielën (27 mars) në ceremoninë e 94-të vjetore që u mbajt në Los Angeles.
Reperja 27-vjeçare nga Houston u bashkua me Becky G dhe Luis Fonsi ndërsa ata iu bashkuan kastit të “Encanto” për një interpretim të “We Don’t Talk About Bruno”.
“Encanto” fitoi çmimin “Oscari” për “Filmin e metrazhit të gjatë të animuar” gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve që u rikthye në vendin e tij të rregullt të Teatrit Dolby në Hollywood, pasi u mbajt në Stacionin Union vitin e kaluar.
Megan ndërroi fustanin e saj blu nga stilisti indian “Gaurav Gupta” për performancën e saj dhe doli në skenë me një veshje të verdhë që ia theksonte këmbët, shkruan DailyMail.
Anëtarët e kastit të “Encanto”, Adassa, Stephanie Beatriz, Mauro Castillo, Carolina Gaitan dhe Diane Guerrero performuan këngën së bashku me Megan, Becky dhe Luis.
Kjo ishte performanca e parë live e “We Don’t Talk About Bruno” shkruar nga Lin-Manuel Miranda, 42 vjeç, i cili ofroi këngë origjinale për filmin “Walt Disney Animation Studios”.
Megan shtoi vargje origjinale rap në performancën që përfshinte referenca për shfaqjen e “Oscars 2022”.







