
Kryetari i Lëvizjes Besa, BIlall Kasami përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar rizgjedhjen e Ziadin Selës në krye të ASH-së, përcjell TOP24
Ndryshe në postimin e tij Kasami shprehet se është i hapur për një bashkëpunim opozitar për ta hequr BDI-në nga pushteti.
“Në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA, shpreh urimet më të përzemërta në rizgjedhjen e Ziadin Selës për kryetar të Aleancës për Shqiptarët, duke besuar dhe shpresuar se ky kongres do shërbejë për arritjen e një qëllimi të përbashkët si forca opozitare, atë të ndryshimit të Qeverisë aktuale. Suksese udhëheqësisë së re të ASH-së!”, ka nënvizuar Kasami. (INA)



