LajmeMaqedoniTopLajm

Paqartësi mes institucioneve nëse duhet hequr nga rroga personave pozitiv në COVID19 dhe atyre në vetizolim (FOTO)

Në seancën e 54 të qeverisë së udhëhequr nga ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, qevria solli vendimin për masat rreth Kovid19 me çka vendosi që personave të cilët rezultojnë pozitiv të mos ju hiqen nga paga mujore dhe e njejta të paguhet 100% shkruan Top24.

Ndryshe në vebfaqen e Fondit të Sigurimit Shëndetësorë tani më janë publikuar disa regulla të reja me çka përcaktohen mundësitë e mjekëve amë.

Sipas burimeve të Top24, pas kësaj seance e cila është mbajtur në muajn Mars të viti 2021, institucionet shtetërore nuk kanë pasur një qëndrim me çka qasja do të ishte e njejtë për të gjithë për personat e prekur nga KOVID19. Edhe pse qevira solli shumë Vendime me fuqinë e ligjit, shumë institucione ju kanë hequr nga kompenzimi për shkak të infektimit me Kovid19, ndërsa për mungesën në punë prej 7 ditësh ju është trajtuar si sëmundje e rëndomte për çka të punësuarit duhet hapin pushim mjeksorë.

Sipas ligjeve në fuqi në RMV, ligji për mbrojtje dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitse, personat të cilët nuk respektojnë vendimin e Inspektorarit Sanitar, për vetizolim paraqet vepër penale.

Përderisa qeveria ende nuk ka sjellur vendim rrjedhës që shfuqizon atë vendim natyrisht që ai është në fuqi dhe për të mos vlejtur ai qeveria duhet sjellë një vendim tjetër, thotë për Top24 njohës i çështjeve juridike. Ai më tej shton se minusimi nga rroga paraqet një shkelje për të cilën të gjithë duhet ankuar në inspektoratin e punës sidhe të parashtrojnë padi në gjykata.Top24

https://fzo.org.mk/220301-vremeni-merki-za-osigureni-lica-za-ostvaruvane-prava-od-zdravstveno-osiguruvane-vo-uslovi-na

Related Articles

Back to top button
Close
Close