Vajza e Sahit Jasharit: Historia e Kosovës nuk fillon e as nuk mbaron në Hagë

Vajza e ish-komandantit Sahit Jasharit: Historia e Kosovës nuk fillon dhe nuk mbaron me aktgjykimin e Hagës

Vlora Jashari, vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari, ka marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë.

Ajo tha se historia e Kosovës është shumë më e gjerë se një aktgjykim i Gjykatës Speciale në Hagë.

“Historia e Kosovës nuk fillon dhe nuk mbaron me aktgjykimin e Hagës”, ka thënë Jashari.