LajmeMaqedoniTopLajm

Luçi lufta kundër korrupsionit dhe krimit do të ketë rezultate

Zëvendësministri i kulturës Daim Luçi, ishte pjesë e tryezës së rrumbullakët me temë: “Kultura e Integritetit – Rruga drejt suksesit në luftën kundër korrupsionit” e cila është organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, shkruan TOP24.

“Projekti “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike të Maqedonisë së Veriut” ka për qëllim të vendosë themelet dhe përpjekjet e të gjitha institucioneve për të implementuar plotësisht sistemin e integritetit, zbatimin e duhur të Ligjit për mbrojtjen e denoncuesve dhe zbatimin me sukses të rekomandimeve të Grupit të shteteve kundër korrupsionit – GREKO. Në koordinim mes institucioneve, lufta kundër korrupsionit dhe krimit do të ketë rezultate” ka shkruar zëvendësministri Luçi, përcjell TOP24.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close