
Kryetari i komunës së Tetovës përmes një postimi në profilin e tij në FB ka dhënë një lajm të shumë pritur nga qytetarët e Tetovës sa i përket ndotjes së ajrit shkruan TOP24.
“Sot, realizova takim me përfaqësuesit e UNOPS. Komuna e Tetovës falë projektit “EU FOR CLEAN AIR” është pjesë përfituese e grantit prej 10.000.000€ (10 milion euro) për stacionimin e filtrave të ajrit të ndarë për katër komuna edhe atë: Tetova, Manastiri, Shkupi dhe Kumanova” ka shkruar Kasami përcjellë Top24
Kaami më tej shtoi se ky projekt, që është i mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes UNOPS dhe IPA fondeve që do t’i shërbejë qytetit tonë për ajër të pastër dhe ambient të sigurt e cilësorë.Tetova rrëzë Malit Sharr, meriton ajër cilësor dhe të pastër. Për qytetin tonë. Për qytetarët tanë, ka shkruar Kasami përcjellë Top24



