Burim Latifi dhe Erzen Elezi në mbështetje të Jakup Huseinit në Bervenicë

Drejtori i MEPSO-s nga VLEN, Burim Latifi dhe drejtori i Spitalit Klinik në Tetovë Erzen Elezo sonte kanë qëndruar në fshatin Radiovcë të komunë së Bervenicës ku kanë marrë pjesë në një takim të kandidatit Jakup Huseini i cili takoi banorët e këtij fshati para të cilëve paraqiti programin  etij për qeverisjen me komunën e Bervenicës, shkruan Top24

Në fjalën e tij para të pranishmëve drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi theksoi se tani më qeverisja e VLEN është dëshmuar për vetëm dy vite me investime kapitale në të gjitha komunat e vendit pa marrë parasyshë nëse kryetarët e komunave qeverisen nga VLEN apo nga opozita projektet janë ndarë për të gjithë. Latifi theksoi fitorja e Huseinit në Bervenicë e afron edhe më shumë me qytetarin pushtetin lokal.

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Erzen Elezi në fjalën e tij para banorëve të Radiovcës shkurt theksoi se ndryshimi i premtuar po ndodh, si nga spitali, komunat dhe gjithë andej me qeverisje të mirë dhe korektësi së bashku me qatetarët për një vend të dinjitetshëm për të gjithë.