Gjatë ditës së sotme nxënësit e shkollës fillore komunale “Liria” në Tetovë kanë vizituar klubin e Boksit, Shkëndija Box në Tetovë. Të shoqëruar nga kujdestarja e tyre mësuesja Vjollca Hashimi këta nxënës u njohën nga afër me botën e Boksit dhe rëndësinë që ka ky sport në zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjëve, shkruan Top24
Trajneri i këtij klubi Jusuf Hashimi elaboroi para nxënësve se përmes boksit mësojmë disiplinën, respektin, vetëbesimin dhe përkushtimi dhe se a ktiviteti fizik ndihmon në forcimin e trupit, përmirësimin e kondicionit dhe koordinimit, ndërsa stërvitja e rregullt ndikon pozitivisht edhe në mirëqenien psikologjike.
Hashimi më tej shtoi se sporti na mëson të punojmë së bashku, të respektojmë kundërshtarin dhe të mos dorëzohemi përballë vështirësive. Qëllimi ynë nuk është vetëm të krijojmë sportistë, por edhe të edukojmë gjenerata të shëndetshme, të disiplinuara dhe të respektueshme.
Falënderojmë mësuesen Vjollca Hashimi dhe nxënësit e SHFK “Liria” për vizitën dhe energjinë e mrekullueshme.
Shkëndija Boks – Sporti edukon, boksi ndërton karakter!



