
Situata e luftës pas sanksioneve të vëna po i dëmton me të madhe oligarkët rusë. Andrei Melnichenko konsiderohet i afërt me Putinin, por tani po flet kundër luftës. Sepse sanksionet kundër Rusisë rrezikojnë biznesin e tij, eksportin e plehrave.
Pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon prej gati 20 ditësh dhe ushtria e Putinit aktualisht po përpiqet të rrethojë kryeqytetin ukrainas. Një seri shpërthimesh të dhunshme tronditën Kievin herët në mëngjesin e së martës.
Shqetësimi i tij me siguri se është më shumë personal se sa global. Kjo pasi që ai është pronari kryesor i kompanisë së plehrave EuroChem dhe kompanisë së qymyrit Suek.
Pasuria e tij u vlerësua në 18 miliardë dollarë nga Forbes në 2021, duke e bërë atë njeriun e tetë më të pasur në Rusi. Sanksionet e vëna nga bota përëndimore e kanë prekur edhe këtë biznesmen.
Melnichenko që jeton në St.Moritz, iu është sekuestruar mega jahti nga autoritetet italiane javën e kaluar.
Anija me emrin “Sailing Yacht A” vlerësohet rreth 530 milionë euro (540 milionë franga) dhe është e ankoruar në portin e Triestes në veri të Adriatikut. Ky jaht është numër një në botë për numrin e velave.



