LajmeMaqedoniTopLajm

Bilall Kasami:E ardhmja është e ndritshme, kur sheh të rrinjt e të rejat që janë të përkushtuar pas dijes

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami sot ditën e 7 Marsit e ka shënuar duke vizituar Gjiumnazin e Tetovës i cili mban emrin “7 Marsi” shkruan TOP24.
Kasami përmes një postimi në profilin etij në Fb ka shkruar se “e ardhmja është e ndritshme, kur sheh të rrinjt e të rejat që janë të përkushtuar pas dijes”
Postimi i plotë i Kasamit:
Nder dhe kënaqësi që sot me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, të vizitoj Gjimnazin “7 Marsi”, ku pata mundësinë të bashkëbisedoj me mësimdhënësit dhe personelin e kësaj shkolle. Po në këtë ditë u shënua edhe patronati i shkollës me aktivitete të ndryshme.
E ardhmja është e ndritshme, kur sheh të rrinjt e të rejat që janë të përkushtuar pas dijes. Poezi, recitime, monologe, ishin disa nga prezentimet e nxënësve të cilët i intepretonin në mënyrë të shkëlqyer. Po ashtu, ndava edhe vendime pune për tre mësimdhënës të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre kanë dëshmuar se arsimi mbetet priotitet i yni.
Jemi të angazhuar për arsim cilësor!

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close