Në dhjetë vitet e fundit sipërfaqja bujqësore në Maqedoni është pakësuar për rreth 2,5% nga 1 264 408 hektarë në vitin 2015, në 1 233 099 hektarë në vitin 2025.
Edhe pse pothuajse gjysma, përkatësisht rreth 48% nga territori i përgjithshëm i shtetit është tokë bujqësore, ndërsa 40 për qind e saj është e punueshme, përderisa 60 për qind janë kullosa.
Në strukturën e tokës përpunuese dominojnë arat dhe kopshtet me rreth 80%, përderisa livadhet marrin marrin pjesë me rreth 12%, vreshtat me 4%, ndërsa pemishtet me 3-4%. Në periudhën 2015-2025 nuk ka ndryshime strukturore; rritje më të madhe ka tek pemishtet (+ 0,3 pikë procentuale), ndërsa ulje e vogël tek vreshtat (- 0,2 pikë procentuale), tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistika.
Gruri është kultura më e përhapur me 24,6% — ose 65.648 hektarë — të sipërfaqes totale të mbjellë vitin e kaluar, përdeeisa së bashku, gruri, elbi dhe misri mbulojnë 51,1% të të gjithë tokës së mbjellë. Lucerna është kultura kryesore foragjere me 6,7%, ndërsa duhani mbetet kulturë e rëndësishme industriale, me 5,9% të sipërfaqes. Ndër perimet, pjesën më të madhe e zënë patatet (4,3%) dhe specat (3,4%).
Në periudhën 2015-2025 vërehen ndryshime të konsiderueshme edhe në sipërfaqet edhe tek rendimentet. Në përgjithësi, ulen sipërfaqet nën kultura drithërore dhe një pjesë e perimeve, por tek shumica e kulturave, rendimentet për hekat rriten.
Bujqësia e vendit në vitin 2025 prodhon më shumë me më pak tokë, sepse tek kukturat më të rëndësishme, posaçërisht gruri, elbi, patatet dhe specat, rritja e rendimenteve e kompenson zvogëlimin e sipërfaqeve të kultivuara.
Sipërfaqet nën grurë janë ulur për 11%, por prodhimi është rritur për 27% për shkak të rendimentit më të mirë, prëderisa elbi është fituesi më i madh mes drithërave dhe ka rritje prej +5% në sipërfaqe të mbjellë dhe mbi 50 për qind më shumë prodhim dhe rendiment. Orizi, nga ana tjetër, ka rënie të fuqishme edhe në sipërfaqe të mbjella (-39%) edhe në prodhim (-37%).
Specat janë kultura më e suksesshme e kopshtarisë dhe në vitet e fundit shënojnë rritje në sipërfaqe të mbjella prej 5% dhe rritje më të madhe të rendimentit prej +5 tonë për hektar të mbjellë. Domatet dhe trangujt, nga ana tjetër, shënojnë rënie më të madhe në prodhimtari.
Gruri për dhjetë vite ka humbur mbi 8 mijë hektarë, nga 73.979 hektarë të mbjellë në vitin 2015, është ulur në 65.925 hektarë në vitin 2025.
Misri në dhjetë vitet e fundit ka humbur pothuajse 5 mijë hektarë, nga 31.807 hektarë në vitin 2015, ka rënë në 26.960 hektarë në vitin 2025.
Edhe përkundër sipërfaqeve të pakësuara, gruri prodhon 55 mijë tonë më shumë se sa në vitin 2015 për shkak të rendimentit dukshëm më të madh. Kjo është rritje prej 27 për qind, nga 201.218 tonë në vitin 2015, në 256.199 tonë në vitin 2025.
Ngjashëm është edhe tek patatja. Edhe pse sipërfaqja e mbjellë është ulur për 14 për qind, rendimenti është rritur për 7,6 %, nga 189.408 tonë patate në vitin 2015, në vitin 2025 janë prodhuar 203.758 tonë patate.
Specat, ndërkaq kanë rritje në sipërfaqe të mbjella prej 4,5%, nga të mbjella 8.622 hektarë në vitin 2015 në 9.033 hektarë në vitin 2025, rendimenti është rritur për pothuajse 30 për qind, nga 189.443 tonë speca të prodhuar në vitin 2015, në 244.043 tonë në vitin 2025.
Rënie më të madhe të prodhimit kemi tek trangujt nga 66.830 tonë në vitin 2015, janë prëgjysmuar në 32.536 tonë në vitin 2025 . Njëkohësisht, sipërfaqet e mbjella janë ulur për rreth 11%.
Rënie të konsiderueshme në prodhimtari prej mbi një të tretën kemi edhe tek domatet, nga 173.434 domate të prodhuara në vitin 2015, prodhimi në vitin 2015 ka rënë në 112.645 tonë.
Rritje më të madhe në rendiment kemi tek specat, prej plus pesë mijë kg në një hektar. Një hektar i mbjellë speca në vitin 2015 kishte 21.985 kg, përderisa në vitin 2025 27.017 kg.
Rritje të konsiderueshme prej mbi 3 mijë kg për hektar kanë edhe patatet (+3.632 kg/ha) dhe qepët (+3.431 kg/ha).
Domatet, nga ana tjetër shënojnë rënie të rendimentit prej pothuajse 10 mijë kg/ha, nga 30.740 kg në hektar në vitin 2015, gjatë viteve vazhdimisht pakësohet dhe ra në 20.945 kg/ha në vitin 2025. Rendimenti i trangujve vitin e kaluar është pakësuar për mbi 20 mijë kg/ha në krahasim me vitin 2015, përderisa rënia më e konsiderueshme është në tre vitet e fundit nga 47 mijë kg/ha rendiment në vitin 2022, në 29 mijë kg/ha në vitin 2023.


