FBI zbulon misterin e “UFO”-ve mbi Los Anxhelos
Krijesat e mistershme të cilat ngjasonin me UFO dhe fluturuan mbi aeroportin e Los Anxhelos vitin e kaluar mund të mos jenë asgjë tjetër veçse balona.
FBI ndërmori një hetim pasi shumë persona raportuan se kishin parë krijesat e mistershme mbi aeroportin e Los Anxhelos, në lartësi 930 metra nga toka.
Helikopterët e policisë identifikuan se balonat, ishin dekorime për Halloween të cilat më vonë ishin zhdukur në qiell.
Sapo kaluam një person të veshur me një kostum fluturues” raportoi piloti kontrollorëve të trafikut ajror në gusht të 2020.
“Nuk e dëgjon çdo ditë një gjë të tillë”, ishte përgjigjja e kontrollorit ndërsa I kërkoi pilotit të bënte kujdes pasi këto gjëra ndodhin vetëm në Los Anxhelos.
Në tetor 2020 u raportua për një rast të dytë dhe më pas në korrik të këtij viti piloti i avionit Boeing 747 raportoi se kishte parë edhe ai një njeri fluturues.