
Lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela i shoqëruar nga partneri i koalicionit, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, kanë marrë pjesë në tubimin elektoral të kandidatit për kryetar të komunës së Bërvenicës, Argjend Gura, i cili u mbajt sonte në Çollopek të Tetovës, informon PRESSonline.mk.
Tubimi filloi me intonimin e himnit kombëtar, ndërsa lideri i ASH-së, Ziadin Sela theksoi se: “Garën për komunën e Bërvenicës do ta fitojnë shqiptarët e Bërvenicës. Kësaj gare do ti jap kuptim edhe diaspora, të cilës unë i bëjë thirrje dhe e ftojë që më 17 tetor të jenë këtu në përkrahje të Argjendit. Fitoren e Argjendit do ta gëzojnë edhe diaspora, këtë ndryshim do ta gëzojnë të gjithë banorët e kësaj komune pa marrë parasysh përkatësin e tyre etnike”.



