LajmeMaqedoniTopLajm

73% e të vdekurve nga Covid-19 kanë pasur së paku dy sëmundje kronike

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe , sot në konferencë për shtyp tha se sipas analizave që i kanë bërë , 73 përqind e pacientëve që kanë vdekur nga COVID – 19 kanë pasur së paku dy sëmundje kronike.

Ai tha se kjo kërkon “skrining” të hollësishëm të gjendjes së përgjithshme shëndetësore të popullsisë , përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se “skriningu” do të përfshijë gjendjen shëndetësore të mëparshme të pacientëve , llojet e sëmundjeve kronike , mënyra e mjekimit , rregullshmëria në marrjen e terapisë dhe qasja drejt saj , se sa shpesh shkojnë në kontrolle mjekësore.

“Kjo është një analizë shumë e rëndësishme që duhet ta bëjnë më shumë vende . Biseduam me disa institucione ndërkombëtare në mes të cilave edhe me UNICEF-in në pjesën e mjekimit shëndetësor afër shtëpive shëndetësore” , shtoi Filipçe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai gjithashtu tha se shumica e të rinjve e kalojnë COVID – 19 pa simptoma , por ata njihen si transmetues të virusit. “Për momentin gjendja në shkolla është stabile , por për shkak të kujdesit dhe posedimit të informacioneve të sakta , në përgatitje është metodologjia për zbatimin e testimit skrining për nxënësit të shkollave fillore dhe të mesme. Testimi i nxënësve do të bëhet me teste të shpejta antigjene” , tha Filipçe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close