Fidan diskuton sulmet rajonale dhe negociatat me homologët e Katarit dhe Arabisë Saudite

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, zhvilloi të hënën telefonata të ndara me homologët e tij nga Katari dhe Arabia Saudite për t’i diskutuar sulmet e fundit në rajon dhe proceset e vazhdueshme të negociatave, sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke.

 

Fidan bisedoi me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, si dhe me ministrin e Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan.