
Shtetet e Bashkuara po dërgon në Kosovë mbi gjysmë milioni doza të vaksinës kundër koronavirusit të Pfizerit, teksa vendi po përballet me rritje të rasteve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi.
Shtëpia e Bardhë tha për Radion Evropa e Lirë se 503,100 doza do t’i dorëzohen Kosovës duke filluar nga 3 shtatori.
Ky donacion do të vijë në Kosovë përmes programit COVAX gjatë kësaj fundjave.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar që të sjellin të njëjtën urgjencë në përpjekjet ndërkombëtare për vaksinim siç ne e kemi demonstruar në SHBA dhe ne po punojmë që të sjellim sa më shpejt që të jetë e mundur në Kosovë vaksina të sigurta dhe efektive”, tha Shtëpia e Bardhë.



