Microsoft tegoi kur Windows 11 do të jetë në dispozicion

Kompania “Microsoft” njoftoi se sistemi i fundit operativ Windows 11 do të jetë në dispozicion për konsumatorët më 5 tetor. Kompania njofton se azhurnimi i Windows 11 në kompjuterë do të bëhet gradualisht. Së pari, instalimi i këtij sistemi operativ do të bëhet në kompjuterët më të rinj dhe e gjithë procedura duhet të përfundojë deri në mesin e vitit 2022 për të gjithë përdoruesit e pajisjeve të tilla.
“Nëse keni një kompjuter Windows 10 që është i përshtatshëm për tu përditësuar, atëherë Windows Update do t’ju njoftojë se kur përditësimi do të jetë në dispozicion”, thuhet në komunikatën nga “Microsoft”.
Përdoruesit e kompjuterëve më të vjetër do të jenë në gjendje të përdorin sistemin e ri operativ në fund. Në të njëjtën kohë, qytetarët që aktualisht po mendojnë të blejnë një kompjuter të ri në periudhën para 5 tetorit, nga “Microsoft” shpjegojnë se deri atëherë ata do të jenë në gjendje të përdorin Windows 10, dhe azhurnimi i Windows 11 do të jetë falas dhe automatikisht.



