LajmeMaqedoniTopLajm

Zoran Zaev në ditën botërore të humanitetit jemi vendi parë që ofruam ndihmë për Avganët

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se sot në ditën botërore të humanitetit jemi krenarë që vendi ynë është ndër shtetet e para në botë që ofroi ndihmë për Avganët të cilët në këto 20vite kanë mbështetur forcat paqëruajtëse të NATO-s në Avganistan duke përfshirë dhe armatën e Maqedonisë së Veriut. Zaev më tej ka shrkuar se është detyrim i ynë moral dhe njerzor ti mbështesim ata njerëz e ardhmja e të cilëve është e pasigurtë, nën presion dhe duke rezikuar jetët e tyre. Ne pranuam që të marim një pjesë të të punësuarve, gratë dhe fëmijët e atyre që mbështetën demokoracinë në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, aktivistët për të drejtat e njeriut dhe gazetarët, shkruan TOP24.
“Ditët ndërkombëtare siç është dita e sotme, Dita ndërkombëtare e humanitetit, janë mundësi për sensibilizimin e publikut në pyetjet që kanë të bëjnë me të qenurit njeri, për mobilizim të vullnetit politik dhe aktivizimin e resurseve për pjesmarje në zgjidhjen e problemeve globale dhe për të festuar aspiratat progresive për çdo pjesë të njezimit.
Këto ditë thellë na shqetësojnë pamjet nga Avganistani të cilat dëshmojnë për kërcënime të jetëve dhe për sigurinë e qytetarëve në vend, për gratë dhe fëmijët, për të rinjtë paqësorë dhe aktivistët, të cilët së bashku me misionet ndërkombëtare të paqes ishin të përkushtuar në zhvillimin demokratik të vendit.
Është detyrim i ynë në këtë moment, kur e ardhmja e këtyre qytetarëve në Avganistan është e paqartë dhe shtqetësuese, por të tregojmë humanitet dhe ti mbështesim qytetarët e avganistanit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në mbrojtje të familjeve të tyre dhe ti mbështesim në shpresën për jetë .
Maqedonia e Veriut mes shteteve të para ofroi ndihmë për këta njerëz të cilët janë nën rezikun e ardhjes së regjimit taleban në Avganistan dhe vendosi të pranoj një numër të të punësuarve, gra dhe fëmij nga familjet e atyre që punuan për misionet humanitare dhe forcat paqëruajtëse, aktivistë nga organizatat për të drejtat e njeriut, gazetar, përkthyes, student, stipendistë si dhe qytetarë që gjatë 20 viteve ishin mbështetje e forcave të NATO-s në Avganistan, duke mos përjashtuar edhe armatën maqedonase.
Me këtë gjest human të solidaritetit dhe empatisë, shteti ynë është një ndër shtet e humanitetit të madh botërorë dhe me këtë drgoi mesazhë se asnjë shtet nuk mund të arij qetësi të qëndrueshme dhe zhvilim nëse mbetet e robëruar pa fund dhe në konflikte, varfëri, frigë dhe pa të drejtat e njeriut.”, ka shkruar kryeministri Zev përcjellë TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close