BotaLajmeTopLajm

Turqia nis ndërtimin e një muri për të ndaluar fluksin e afganëve

Turqia ka nisur ndërtimin e një muri përgjatë vijës kufitare me Iranin për të parandaluar fluksin e refugjatëve, kryesisht afganë, pas ngjarjeve të fundit në Afganistan. Deri më tani është ndërtuar rreth 5 kilometra, ndërsa pritet të shkojë deri në 295 kilometra.

Muri do jetë i fortifikuar me tela, gjemba dhe llogore, raportojnë mediumet ndërkombëtare.

“Ne do t’i rrisim punët tona dhe do të përforcojmë të kuptuarit se ‘kufijtë tanë janë të pakalueshëm’, tha ministri i turk Mbrojtjes Hulusi Akar, sipas një raporti të Hurriyet Daily.

Mijëra afganë janë kthyer në refugjatë duke u larguar nga vendi i tyre, pasi talebanët u futën, disa ditë nga tërheqja e trupave amerikane.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close