
S’kanë të ndalur tragjeditë në Turqi. Kësaj radhe një aksident me 9 viktima ka ndodhur në provincën perëndimore të Manisas.
Një autobus është përplasur dhe ka shkaktuar bilancin tragjik me 30 të plagosur të tjerë. Gjithsej ishin 50 pasagjerë teksa ata që janë plagosur më rëndë janë dërguar në spital.
Ditët e fundit të verës së nxeht Turqia po përballet me një valë zjarresh që kanë shkaktuar 8 viktima deri më tani.
(BalkanWeb)



