BotaLajme

SHBA-ja e hedh poshtë thirrjen e OBSH-së për ndërprerje të rivaksinimit

Shtëpia e Bardhë e hedh poshtë thirrjen e OBSH-së për ndërprerje të dozës së tretë të vaksinës kundër Kovid-19, duke vlerësuar se SHBA-ja nuk duhet të zgjedhë ndërmjet dhënies së dozës së tretë për qytetarët e saj dhe dhurimit të vaksinave për vendet e treta.

“Kjo është alternativë e gabuar. Konsiderojmë se mund t’i bëjmë edhe të dyja dhe se nuk duhet të zgjedhim ndërmjet vaksinimit të amerikanëve, që ende nuk është planifikuar zyrtarisht, dhe ndihmë për vendet e varfëra”, tha Xhen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, duke e komentuar thirrjen e OBSH-së.

Ajo përkujtoi se SHBA-ja tashmë ka shpërndarë më shumë se 100 milion doza vaksina në vendet më të varfëra, që është më shumë se donacionet e të gjitha vendeve tjera të botës së bashku.

SHBA-ja ende  nuk ka marrë vendim për rivaksinim, ndërsa Gjermania dhe Izraeli vendosën ta bëjnë atë, para se gjithash për më të moshuarit.

OBSH dje bëri thirrje  t’i jepet fund rivaksinimit me dozën e tretë, të paktën deri në fund të shtatorit, që tu jepen më shumë vaksina vendeve më të varfëra.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close