LajmeMaqedoniTopLajm

Zoran Zaev: Themelohet ndërmarrja për menaxhim dhe mrbojtje të parkut nacional “Mali Sharr”

Kryeministri i RMV, Zoran Zaev përmes profilit të tij në FB ka njoftuar se qeveria në seancën e 92 ka themeluar Ndërrmarjen Publike për mbrojtjen dhe menaxhimin e parkut nacional “Mali Sharr”, shkruan TOP24.
“Në seancën e 92-të të qeverisë, sollëm vendim për themelimin e Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Parkut Nacional Mali Sharr” ka shkruar kryeministri Zoran Zaev.
Me sjelljen e vendimit do të vihet forma e mbrojtjes së Parkut të Ri Nacional Mali Sharr dhe do të ndërmeren masa për identifikimin e zonave në parkun nacional.
Me shpalljen e Malit Sharr zonë e mbrojtur vihen nën mbrojtje dhe mundësohet vëndosja e një sistemi të qëndrueshëm menaxhimi e cila është e rëndësishme për biodiversitetin, shtëpi për dy të tretat e specieve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut dhe një pjesë e pasur endemike dhe botë e ndryshme kafshëve të egra, ka shkruar Zaev në profilin e tij përcjell TOP24.
Ndryshe drejtor i kësaj ndërmarrje pritet të emërohet profesori universitar Ibrahim Deari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close