LajmeRajon

Rikthehen ethet e zhvatjes së 5 eurove: Deputeti tregon se çka po negociojnë Kurti, Aliu dhe Durmishi me kompanitë e sigurimeve

Deputeti i PDK-së, Fadil Nura, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti, ministrit Liburn Aliu dhe zëvendësit të tij, Hysen Durmishit.

Nura e ka quajtur treshen ‚grup të organizuar qeveritar, biznesor e kriminal’, duke hedhur akuza se po negociojnë më kompanitë e sigurimeve që të ulen sigurimet e automjeteve për 5 euro dhe ato 5 euro të përfundojnë në kompaninë që lidhi kontratë më Ministrinë për tiketat ngjitëse.

“Grupi i Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit me miratimin e Albin Kurtin, nuk kanë hequr dorë nga biznesi me tiketat ngjitëse. Besoj e dini se këtë kontratë të krimit vetëm e kanë pezulluar. E kanë pezulluar si masë për të qetësuar opinionin. Prandaj ky grup i organizuar qeveritar, biznesor e madje edhe kriminal janë janë duke zhvilluar negociata me kompanitë e sigurimeve, dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, për t’i ulur përkohësisht sigurimet për 5 euro, në mënyrën që të arsyetojnë këtë projekt zhvatës nën arsyetimin se qytetarët nuk do të dëmtohen. Prandaj është e domosdoshme ta ndalojmë sa më parë këtë aferë të krimit financiar, duke mos e përjashtuar as vizitën e ministrit Aliu në Panama“, ka thënë Nura, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se qeveria Kurti, përkatësisht ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi, kanë dhënë deri tani 33 tenderë, 28 prej të cilëve janë me procedurë një-burimore, gjë të cilën, Vetëvendosja në opozitë e kishte quajtur ‚krim dhe korrupsion‘.

Kodi i burrit të besës, po funksionon për mrekulli mes Kurtit, Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit për plaçkitjen e qytetarëve. Ky kod ka dhënë 33 tenderë, 28 prej të cilëve janë me procedura një burimore, dicka e paparë dhe e padëgjuar deri tani në asnjë qeveri të Republikës së Kosovës. Orvatja e Liburn Aliut me disa letra në duar, si amatorë, na e shpërfaqi atë, ai nuk dinte cka thoshte ishte kontradiktor me veten e tij, ngjashëm si zëvendësi i tij‘, ka thënë Nura./Periskopi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close