LajmeRajon

Dërgohet në prokurori shoferi i autobusit që u përmbys në Kroaci

Fotoja e shoferit që shkaktoi aksidentin në në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ndërsa 67 pasagjerë po ktheheshin nga Frankfurti për në Prishtinë është publikuar ditën e sotme.

10 qytetarë kosovarë nuk mundën dot të shkonin në vendlindje pas aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e së dielës që lamë pas në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci.

Aksidenti i rëndë me 10 viktima dhe 45 të plagosur ndodhi në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës, ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën në aksident.

Shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiç ishte i pari që shkoi në vendin e ngjarjes, ndërsa aksidentin e përshkroi si më të rëndin që kishte parë ndonjëherë.

Nga 15 që gjenden në spital, dy pacientë janë ende në gjendje kritike në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Slavonski Brod, konfirmoi drejtori i spitalit Josip Samardžić në konferencën për shtyp.

Ndërkohë, sipas mediave kroate, shoferi i autobusit është arrestuar ndërsa në dëshminë e tij  ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment, gjë që mendohet se është edhe shkaku i aksidentit, megjithatë autoritetet vijojnë hetimet.

Presidentja Vjosa Osmani mori vendimin që dita e sotme të shpallet ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Kosovës, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Kroaci.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close