LajmeRajonTopLajm

Bregu për heqjen e roamingut: Rajoni sot është pa kufij

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal të Shqipërisë, Majlinda Bregu në suaza të Forumit të Prespës për Dialog ka folur për rëndësinë e heqjes së roamingut me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ka deklaruar, se rajoni është pa kufi sa i takon kuminikimeve telefonike.

“Kur të kaloni kufirin nga Shqipëria për të vizituar një nga vendet e rajonit, mos keni frikën se fatura e telefonit tuaj në fund të muajit do të jetë edhe më e shtrenjtë se sa udhëtimi. Pra, telefonatat, SMS-të dhe interneti do të jetë pa asnjë kosto shtesë dhe nga ana tjetër, besoj se ky është një përfitim që lidhet vetëm me pjesën e udhëtimit, të atyre parave që gjithsecili do të donte t’i shpenzonte ndryshe dhe jo për telefoninë në roaming. Por sot është një ditë e mirë, se nga sot i kemi hequr barrierat – kufijtë sa përket së pjesës së telefonisë. Rajoni sot është pa kufij sa i takon komunikimit me telefon”, tha Bregu, raporton TV21.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close