
Rritet në 253 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, pasi edhe 2 palestinezë të plagosur në sulme humbën jetën në spitalin ku po trajtoheshin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet shëndetësore, mësohet se për shkak të plagëve të marra në sulmet që Izraeli ndërmori ndaj palestinezëve përpara armëpushimit, kanë humbur jetën në spitalin ku po trajtoheshin palestinezi Mahmud Ebu Jerrad në zonën Beit Hanoun dhe Eshref Ebu Ride në zonën Huzaa, në lindje të Khan Younis.
Në anën tjetër, ekipet e mbrojtjes civile, në punimet e kryera nën rrënojat në lindje të Khan Younis kanë gjetur trupat e 4 personave të vdekur si pasojë e sulmeve. Për trupat e nxjerrë nga rrënojat u mbajtën edhe ceremoni mortore.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, thuhet se me shifrat e fundit numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Gaza arrin në 253, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra.
Sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës nën bllokadë filluan më 10 maj dhe përfunduan më 21 maj në orën 02:00 me orën lokale, pas armëpushimit të arritur me Hamas-in.



