BotaTopLajm

Numri i të vrarëve në Gaza nga sulmet izraelite rritet në 174

Numri i të vrarëve në sulmet izraelite ndaj palestinezëve është rritur në 174.

“Që nga 10 maj, 174 palestinezë, përfshirë 47 fëmijë dhe 29 gra, janë vrarë dhe 1.115 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Në një deklaratë me video, zëdhënësi i Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë Ashraf Al-Kudra i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime dhe hapa konkretë për të ndaluar sulmet izraelite.

Ndërkohë, forcat izraelite kanë filluar sulmet nga deti në bregdetin e qytetit të Gazës.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan gjithashtu dy qendra të sigurisë në kufirin e Gazës me Egjiptin.

Forcat ajrore izraelite kryen sulme në pjesë të ndryshme të Gazës pas mesnatës.

Disa apartamente u shkatërruan gjithashtu në sulmin ajror në rrethin Er-Rimal në Gazën perëndimore.

Mohammed Abu Silmiyye, drejtori i spitalit në Gaza, tha se dy të vrarë dhe 22 të plagosur u sollën në spital.

Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se ekipet e mbrojtjes civile arritën të shpëtonin pesë fëmijë nga rrënojat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close