
Aktivistja jemenase Tawakkol Karman, laureate e Çmimit Nobel, tha se Izraeli ka kryer krime të shumta terroriste kundër palestinezëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Karman theksoi se mbështet popullin palestinez në luftën e tij kundër pushtimit izraelit.
“Izraeli pushtoi tokë, sulmoi njerëzit dhe kreu krime të panumërta terroriste kundër palestinezëve”, tha Karman, duke shtuar se çdo pushtim është i destinuar të zhduket dhe se fitorja do të jetë e popullit.



