LajmeMaqedoniTopLajm

Para pak çastesh aritën në Shkup, 100mi dozat Sinofarm

Në poliklinikën “Jane Sandanski’ në Shkup arriti donacioni prej 100.000 vaksinave “Sinofarm” nga Kina. Donacioni u pranua nga Ministrat e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes, Venko Filipçe dhe Ambasadori I Kinës në Shkup, Xhang Xu.

“Është një sasi domethënëse e vaksinave, sasi e cila për shkak të numrit të popullsisë sonë, ndjeshëm mund ta ndryshojë pasqyrën epidemiologjike. Me donacionin konfirmohet partneriteti mes dy vendeve dhe shpresoj se bashkëpunimi do të vazhdojë” – ka deklaruar Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Ndihmë e duhur në kohë të duhur dhe dotë na jep shansin që të vazhdojmë me vaksinimin e pjesëtarëve të ARMV-së, por vaksinat do t`I jepen edhe Shëndetit Publik, si dhe për qytetarët”– ka deklaruar Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska.

Ambsadori I Kinës në Shkup, Xhang Xu, ka theksuar se donacioni ëhtë edhe një aksion konkret për ndihmë qytetarëve të RMV-së dhe demostrim I frymës së miqësisë.

Dërgesa e vaksinave ishte dakorduar në takimin e Ministarve të Mbrojtjes së RMV-së dhe Kinës, Sheqerinska dhe Gjenerali Vei Fenghe gjatë vizitës së tij në Shkup.

Në fund të muajit të kaluar në RMV arritën 200.000 doza të vaksinës kineze “Sinofarm” që Qeveria I kishte marrë nga prodhuesi, kurse janë paralajmëruar edhe 500.000 doza të vaksinës “Sinovac”. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close