LajmeMaqedoniTopLajm

Bojkoti do të pushoj, nëse ska marëveshje me MASH deri të Hënën do të protestojnë prindërit

Pa epilog përfundoi takimi me nismëtarëve për ndalimin e Ligjit për libra me përfaqësuesit e MASH Maqedoni. Bojkotuesit arsyetuan kërkesën që të ndalohet miratimi i këtij ligji për shkak se që nga dita enjte bëjnë thirrje për bojkotim.

“Kishim takim konstruktiv me MASH, por përfaqësuesit nuk ishin kompetentë që të na përgjigjen për të gjitha pikat. Duhej të ketë përfaqësues nga Byroja për Zhvillim të Arsimit dhe nga SASHK. Vendosën që javën e ardhshme t’i shqyrtojnë kërkesat tona – të ndalohet ligji, të hapet debat publik dhe ne të përfshihemi në reformat e reja”, tha Spasevska.

Grupi në “Facebook” numëron 70.000 persona dhe që nga e enjtja e kaluar bëhet thirrje për bojkot. Ata kërkojnë që librat e shtypur të mbeten në përdorim për të gjitha klasat.

Spasevska demantoi se pas qëndrimeve të tyre qëndron opozita maqedonase duke thënë se këto kërkesa janë vetëm zëri i qytetarëve.

Nga ana tjetër nga MASH thonë ” ndryshimet në arsimin fillorë do të bëhen, sepse kjo nuk është vendim me vetiniciativë të ministrisë për arsim dhe shkencë por rezultat i shumë analizave gjithëpërfshirse në kualitetin e sistemit nacional për arsim të realizuar nga organizata ndërkombëtare kredibile. Po ashtu ndryshimet janë kërkesë e mësimdhënësve dhe shumë gjanratave të nxënësve por edhe nevojë që po e aplikon bota moderne dhe trendet arsimore globale me të cilat Maqedonia e Veriut paqetër të kap hapat dhe ti ndjekë

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close