LajmeMaqedoniTopLajm

Afrim Gashi kundër digjitalizimit të librave

Partia opozitare, Alternativa është deklaruar kundër digjitalizimit të librave shkollorë.

Këtë e ka shprehur, kryetari i partisë, Afrim Gashi në takimin joformal që është duke e mbajtur në selinë e partisë në Shkup.

Vlerëson, se ndryshimet ligjore me të cilat parashihet futja e librave digjitalë në procesin arsimor, është në po të njëjtën vijë me projektin e ish qeverisë të udhëhequr nga Nikolla Gruevski “kompjuter për çdo nxënës”.

“Digjitalizimi i bie si projekti i Gruevskit. Tani jo nga një kompjuter, por laptop… Laptopi mund të jetë ndihmesë apo plotësim në mësim, por jo të zëvendësojë tesktet shkollore”, tha Gashi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close