LajmeMaqedoniTopLajm

Për dy muaj ndryshon pamja e munguar e qendrës për Kulturë në Tetovë (FOTO)

Qendra e kulturës në Tetovë kishte vite që ishte katandisur dhe i lënë në mëshirë të fatit. Kjo qendër shpeshë herë ka qenë cak i akuzave për mospasje të ngrohjes dhe shumë problemeve tjera me të cilat ballafaqohej. Siduket kjo qendër për kulturë në Tetovë ka pasur nevojë për menaxhim korekt dhe energjik.

Drejtoi i ri i Qendrës për Kulturë, Arlind Useini, ka bërë për dy muaj atë që në këtë institucion nuk ishte bërë për 20vite me radhë.

” Që kur kam marë këtë detyrë kam pasur mision ta kthej në institucion me kredibilitet dhe institucion që ka vend për çdo artdashës, si institucion kishte mbetur pak mbrapa por me pak angazhim kemi bërë shumë e shumë gjëra të cilat e kishin marë mbrapa këtë institucion” tha drejtori i Qendërs së Kulturës në Tetovë, Arlind Useini për TOP24.

Ai më tej shtoi se dallimi i angazhimit tonë është i dukshëm, u kemi krijuar komoditet nënpunësve të  qendrës për kulturë, artistëve, biblotekës dhe nga jashtë po ia kthejmë dinjitetin këtij institucioni thotë për TOP24, drejtori Arlind Useini.

Related Articles

Back to top button
Close
Close