
Drejroti i Agjensionit për punësim në RMV, Abdush Demiri ka vizituar komunën e Zhelinës ku është pritur nga kryetari i kësaj komune Blerim Sejdiu. Demiri dhe Sejdiu kanë biseduar për mundësinë që shërbimet e Agjencisë së Punësimit ti ofrojnë më afër qytetarëve të komunës së Zhelinës. Kryetari i komunës ky shprehur gatishmëri që të ndihmojë në drejtim të sigurimit të hapësirës për Agjencinë e Punësimit me çka banorët e Zhelinës do ta kenë më të lehtë të marin shërbimet që ofron Agjencia e Punësimit, shkruan TOP24.
Postimi i plotë i drejtorit të Agjesisë për Punësim, Abdush Demiri!
“Sot, qëndrova për vizitë në Komunën e Zhelinës ku u mirëprita nga kryetari i kësaj komune njëherit edhe bashkëpartiaku im z. Blerim Sejdiu. Me z. Sejdiu shqyrtuam mundësinë që shërbimet e Agjencisë së Punësimit ti ofrojmë më afër qytetarëve të komunës së Zhelinës. Kryetari i komunës shprehi gatishmëri që të ndihmojë në drejtim të sigurimit të hapësirës për Agjencinë e Punësimit me çka banorët e Zhelinës do ta kenë më të lehtë të marin shërbimet që ofron Agjencia e Punësimit.
Në fund të takimit, ramë dakord që të intesifikojmë angazhimin e përbashkët për ta bërë funksionale dhe të jetë në shërbim të qytetarëve sa më shpejtë të jetë e mundur.”, ka shkruar drejtori Demiri, përcjellë TOP24.




