
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 5 të vdekur dhe 139 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 130.409, prej të cilëve 2.372 persona kanë vdekur.
Gjithashtu janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105.016 dhe raste aktive aktualisht janë 23.021.
Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.457 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 624.200 testime për personat e dyshuar për COVID-19.



