KulturëTopLajm

Çfarë duhet dhe NUK duhet të bësh, kur dikujt i bie të fikët pranë teje!

Kryetarja e Agjensisë Daneze të Barnave, Tanja Erichsen, pati një incident gjatë një konference për shtyp dhe i ra të fikët. Më vonë u njoftua se ajo u dërgua në spital dhe prej asaj kohe është shëruar. Ajo që njerëzit vunë re gjatë ngjarjes, është ndihma e shpejtë që kolegët dhanë. Të saktë dhe të shpejtë, ata ndoqën fiks hapat që duhen, në rast se dikujt i bie të fikët.

Për ta kuptuar më mirë, hap pas hapi, ja se çfarë duhet të bëni, nëse ndonjëherë edhe ju gjendeni në këtë situatë.

1. Mbajeni personin të sigurt

Çfarë duhet dhe NUK duhet të bësh, kur dikujt i bie

MBANI LART KËMBËT

– Shtrijeni personin në shpinë.
– Sigurohuni që ata marrin frymë.
– Ngrini këmbët e tyre mbi nivelin e zemrës, për të rivendosur qarkullimin e gjakut në tru.
– Nëse personi ka veshur një jakë, rrip ose veshje të ngushtë, lirojeni.

2. Kthejini në anë, sidomos nëse shihni se kanë vjellur apo ka gjakderdhje nga goja.

Çfarë duhet dhe NUK duhet të bësh, kur dikujt i bie

3. Sigurohuni që të kenë mjaftueshëm ajër të pastër.

Çfarë duhet dhe NUK duhet të bësh, kur dikujt i bie

Hapni dritaret dhe mos lejoni të grumbullohen shumë njerëz. Nëzse zgjohen, jepuni diçka të ëmbël, për të rritur nivelet e sheqerit në gjak.

4. Telefononi një mjek/ambulancën

Çfarë duhet dhe NUK duhet të bësh, kur dikujt i bie

Çfarë NUK duhet të bëni kur dikujt i bie të fikët:

Çfarë duhet dhe NUK duhet të bësh, kur dikujt i bie

– Mos e shkund apo ta godasësh me shuplaka.

– Mos “e godit” me ujë në fytyrë.

– Mos iu vendos një jastëk nën kokë.

– Mos iu bërtit.

Burimi: Signatur Care Emergency Center, National Health Service UK, Bright Sid

Related Articles

Back to top button
Close
Close